Kronikë

Gazetari Artjan Tepelena ndërroi jetë nga COVID-i, Basha mesazh ngushëllimi: E ndau dhimbshëm nga familja dhe miqtë

13:14 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena.




Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha thekson se koronavirusi e ndau dhimbshëm gazetarin nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar.

MESAZHI I BASHËS

Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.