Kronikë

Tentoi t’i shpëtonte flakëve duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë, policia: 62-vjeçarja ndërroi jetë, i biri në spital

08:49 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e flakëve të rëna në një apartament, një grua është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir.




Sipas policisë, dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia (dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.