Kronikë

U shfaq në video duke dhënë para në këmbim të votave, arrestohet pas disa muajsh kërkime ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

13:35 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.




Bëhet fjalë për shtetasin Etion Joka, ish-kandidat për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky i fundit u shpall në kërkim pasi dosja i kaloi SPAK, fill pasi u shfaq në një vide duke dhënë para në këmbim të votës.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.