Kronikë

Vdekja e 4 turistëve në hotelin në Qerret, dyshohet se pasi kishin konsumuar alkool dhe kokainë kishin kaluar në overdozë

13:36 - 16.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime se viktimat para se të hynin në saunën e hotelit kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.




Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe dhe sasinë. Por, paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë.

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.