AKTUALITET

Drogë, vjedhje dhe përndjekje, arrestohen 9 persona në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit

18:00 - 17.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit. 9 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit.




Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

  1. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;
  2. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve

  1. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
  2. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
  3. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.