Kryesore

E fshehur mes sendeve shtëpiake/ Policia greke sekuestron 255 kg kanabis

14:40 - 17.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

255 kg kanabis sativa janë sekuestruar prej departamentit te anti drogës së Epirit, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Filatit”




Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe po transportohej në bordin e një furgoni me targa greke që drejtohej prej një shtetasi grek 42 vjeç.

Mësohet se droga kishte destinacion Athinën, ndërsa shoferi deklaroi se kishte marrë përsipër ta transportonte atë kundrejt pagesës dhe do t’ja dorëzonte një personi të pa njohur, që sipas tij, besonte se ishte shtetas shqiptar prej të cilit edhe do të paguhej kundrejt 200 eurosh në kg.

Për tu maskuar më mirë droga ishte vendosur mes kutive me plaçka dhe sende shtëpie. 42 vjeçari do të dërgohet ne gjykate për mase sigurie, ndërsa furgoni dhe lënda narkotike u sekuestruan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.