Kryesore

Probleme martesore? Në këto dy shtete nuk ke as shansin që të divorcohesh

09:35 - 17.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund të tingëllojë e çuditshme, dhe praktikë mjaft e prapambetur, fakti që ekzistojnë edhe tani në 2021 dy shtete ku nuk lejohet divorci.




Martesa katolike konsiderohet një mister, me ceremonitë e dasmës që përfundojnë me fjalët “Atë që Zoti e ka bashkuar, njerëzit nuk duhet ta ndajnë”. Prandaj, është ndoshta më pak e habitshme që Shteti i Vatikanit, i cili vepron si selia e Kishës Katolike dhe administrohet nga Papa, nuk ka ligje për divorcin, sipas Grunge.com. Sidoqoftë, Vatikani nuk është vetëm.

Edhe Filipinet, ku 80% e popullsisë së vendit identifikohen si katolikë, sipas Grunge.com, ndalojnë divorcin, duke bërë vetëm një përjashtim fetar për qytetarët e tij myslimanë, të cilët përbëjnë 5% të popullsisë.

Opsioni i vetëm ligjor për të gjithë të tjerët është një praktikë që quhet “anulimi i martesës”.

Kjo është, në fakt, mënyra e vetme e pranueshme për t’i dhënë fund një martese në vend për Kishën Katolike. Për më tepër, anulimet e martesës janë veçanërisht të kushtueshme, veçanërisht për punëtorët me të ardhura të ulëta, dhe të vështira për t’u provuar.

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.