Kryesore

Rikthehet programi “Dola te Ola”, të ftuarit dhe vëllezërit korçarë do iu shoqërojnë çdo të diel mbrëma

20:42 - 17.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas suksesit të sezonit të parë, programi “Dola te Ola” u rikthye mbrëmjen e kësaj të diele në ekranin e News 24.




Programi edhe këtë sezon të ri do të sjellë personazhe publikë nga të gjitha fushat, të cilët kanë dhënë kontribute të vyera në shoqëri.

Të gjithë personazhet e ftuar do të ulen në poltronin e verdhë dhe do të zhvishen nga petku që jemi mësuar t’i shohim. Ata do të vijnë te publiku ndryshe, ku do të kenë mundësinë të tregojnë me sinqeritet ndjenjat e tyre, dëshirat, pendesat apo pengjet, duke na dhuruar një rrëfim të rrallë për jetën e tyre.

Autorja dhe moderatorja Ola Bruko së bashku me vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, premtuan se edhe ky sezon i ri do të jetë plot me surpriza dhe emocione, me të ftuar
të veçantë, dhe sigurisht muzikë shumë të mirë.

Ashtu sikurse në sezonin e kaluar “Dola te Ola” do të vijë në ekranin e News 24, çdo të diel, në orën 20:00.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.