- Frymëmarrja flutur.
Ky është një ushtrim yoga për frymëmarrjen, që ngadalëson rrahjet e zemrës dhe qartëson mendimet.
Ja si ta bëni: Qëndroni drejt, me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave. Mbajini krahët e hapura anash. Merrni frymë, ndërsa ngrini gjurin e majtë drejt brrylit të djathtë. Nxirrni frymën, ndërsa ulni këmbën. Përsëriteni edhe në anën tjetër.
- Boksi
Pas një dite plot stres, ushtrime më agresive si ato të boksit ose kikboksit ju ndihmojë ta shfryni stresin në mënyrë të shëndetshme.
- Shkundja
Qigong, një praktikë kineze e ngjashme me Tai Chi-në, praktikon shkundjen e gjymtyrëve për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të liruar nyjet. Filloni duke shkundur duart dhe vijoni me gjymtyrët e sipërm. Më pas tundni gjithë trupin, nga maja e gishtave të këmbës tek themra, duke marrë frymë me hundë.
- Kardio
Një tjetër mënyrë për të ulur rrahjet e zemrës është kardio. Bëni ecje të shpejtë ose vrap të lehtë për 20 minuta çdo ditë, 3 herë në javë.
- Shtriqje e gjithë trupit
Shtriqja është një ushtrim i mirë për të liruar tensionin në gjithë pjesët e trupit. Nëse e keni në pjesnën fundore të shpinës, ja çfarë të bëni: Uluni me këmbët para vetes. Këmbën e majtë kalojeni nga ana e së djathtës, pranë gjurit të djathtë. Trupin kthejeni nga e djathta. Përsëriteni edhe në anën tjetër.