Kosova

Nuk fitoi asnjë komunë, Albin Kurti: Synojmë të marrim komunat që janë në balotazh

14:04 - 18.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i LVV-së, njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli në një konferencë për media lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme, ku i cilësoi ato zgjedhje të lira dhe demokratike.




Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave.

“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se synojnë të fitojnë kudo që janë në balotazh.

 

Ai ka shtuar se si kryeministër është krenar që kishim miq nga BE-ja që vëzhguan demokracinë tonë që mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit

Ai shtoi se ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar nuk është për premtime të mëdha për probleme të vjetra.

“Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në cdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë”, tha Kurti.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.