Kosova

Nuk mori asnjë komunë në zgjedhje, Albin Kurti publikon rezultatet e votave të viteve të ndryshme

17:11 - 18.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave në 33 komuna në Kosovë.Ai ka bërë një krahasim të rezultateve me zgjedhjet e mbajtura vitet e mëparshme, ato parlamentare dhe lokale.




Ai shprehet se në zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para.Kurti falënderon qytetarët për angazhimin e tyre, duke u shprehur se tashmë mbetet për të vijuar me raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.

Statusi:

Në zgjedhjet parlamentare:

12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi

6 tetor 2019 – LVV e para

14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:

3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi

22 tetor 2017 – LVV e treta

17 tetor 2021 – LVV e para.

Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.