Kosova

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Raund i ri zgjedhjesh, më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh

11:31 - 18.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.




Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 42.5 për qind e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar, shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar. Zyrtarët e këtij komisioni thanë se nuk ka pasur vështirësi në rrjedhën e procesit. Lista serbe ndërkaq shpalli fitoren në të dhjetë komunat e Kosovës që janë të banuara me shumicë serbe.

Mbi 25 mijë vëzhgues të vendit por edhe ndërkombëtarë ndoqën procesin. Rreth 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian qenë shpërndarë gjithandej Kosovës.

Rreth 100 prokurorë e gjykatës të Kosovës ishin përshirë në ditën e zgjedhjeve për të siguruar veprimet ligjore ndaj çdo përpjekjeje për keqpërdorimin e votës, ndërsa policia e Kosovës u kujdes për të siguruar një proces të qetë.

Zgjedhjet për pushtetin lokal u mbajtën tetë muaj pas atyre të përgjithshme ku lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 50 për qind të votave. Prandaj, zgjedhjet e së dielës janë parë si një sprovë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe lëvizjen e tij.

Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, Gjakovë, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Novëbërdë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hanin e Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë të Veriut.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK’së ka marrë 65,17 për qind të votave, apo 9 mijë e 468 vota.

Në Gjakovë Ardian Gjini i AAK’së kryeson me 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota. Pas tij, Mimoza Kusari-Lila e LVV’së me 37,08 për qind me 14 mijë e 819 vota.

Në Klinë Zenun Elezaj i AAK’së ka marrë 43,10 për qind të votave, apo 7 mijë e 291 vota. Pas tij radhitet Esat Raci i LDK’së me 27,60 për qind apo 4 mijë e 669 vota.

Në Fushë Kosovë kryeson Burim Berisha i LDK’së me 49,96 për qind apo 7 mijë e 842 vota. Pas tij është Enver Bajçinca i LVV’së me 25,33 për qind apo 3 mijë e 977 vota.

Në Kamenicë kryeson Qëndron Kastrati i PSD’së me 32.69 për qind apo 5 mijë e 284 vota. Pas tij është Kadri Rahimaj i LVV’së me 4 mijë e 909 vota, apo 30,37 për qind.

Në Mitrovicë Bedri Hamza ka dal fitues me 53,86 për qind të votave, apo 16 mijë e 91 vota.

Në Novëbërdë ka fituar Sasa Miloseviç me 64,09 për qind, apo 3 mijë e 511 vota.

Në Obiliq kryeson Xhafer Gashi me 48,25 për qind, apo 5 mijë e 880 vota. Pas tij është Halil Thaç i LVV’së me 20 për qind, apo 2 mijë e 437 vota.

Në Rahovec kryeson Smajl Latifi i AAK’së me 47,23 për qind, apo 9 mijë e 925 vota. Pas tij është Visar Korenica me 24,78 për qind apo 5 mijë e 206 vota.

Në Shtime kryeson Qemajl Aliu i LVV’së me 45,10 apo 5 mijë e 840 vota. Pas tij është Naim Ismajli i PDK’së me 44,64 për qind apo 5 mijë e 781 vota.

Në Shtërpc ka fituar Dalibor Jevtiç i Listës Serbe me 59,36 për qind apo 4 mijë e 42 vota.

Në Suharekë ka fituar Bali Muharremaj i AAK’së me 52,28 për qind, apo 13 mijë e 837 vota.

Në Viti kryeson Sokol Haliti me 41,78 për qind apo 8 mijë e 111 vota. Pas tij është Arsim Ademi i LVV’së me 34,85 për qind apo 6 mijë e 766 vota.

Në Vushtrri kryeson Ferit Idrizi me 34,89 për qind apo 10 mijë e 57 vota. Pas tij, Xhafer Tahiri i LDK’së me 9 mijë e 735 vota.

Në Zubin Potok ka dal fitues Srdjan Vuloviç me 83,49 për qind, apo 3 mijë e 210 vota.

Në Zveçan ka dal fitues Dragisa Miloviç me 98,45 për qind, apo 5 mijë e 384 vota.

Në Malishevë kryeson Ekrem Kastrati i Nisma’s me 34,30 për qind apo 7 mijë e 316 vota. Pas tij është Isni Kilaj i PDK’së me 29,7 për qind apo 6 mijë e 200 vota.

Në Junik kryeson Agron Kuçi i AAK’së me 47,26 për qind të votave. Pas tij Ruzhdi Shehu i LDK’së me 851 vota, apo 37,87 për qind.

Në Mamushë kryeson Abdulhadi Krasniç i KDTP’së me 48,72 për qind, apo 1 mijë e 346 vota. Pas tij është Arif Butuç i KATP’së me 37,64 për qind të votave.

Në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazhi ka marrë 50,98 për qind, apo 2 mijë e 485 vota.

Në Graçanicë ka fituar Liljana Subariç e Listës Serbe me 77,71 për qind, apo 6 mijë e 341 vota.

Në Ranillug ka fituar Katarina Ristiç-Iliç me 100 për qind të votave.

Në Partesh ka fituar Dragan Petkoviç i LS’së me 75.20 për qind të votave.

Në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milan Radojeviç i Listës Serbe me 91,33 për qind, apo 10 mijë e 769 vota.

Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna

Në Prishtinë në randuni e dytë gara do të jetë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.

Gjakova në balotazh shkon me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe kandidatja e Vetëvendosjes(LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Balotazh shkon edhe Komuna e Gjilanit. Në garë janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Alban Hyseni dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri. Edhe në Podujevë në garë do të jenë kandidatët e LDK-së dhe LVV-së.

Komuna tjera që do të shkojnë në balotazh janë;
Dragashi (PDK-LDK),
Klina (AAK-PDK),
Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV),
Prizreni (LVV-PDK),
Vitia (LDK-LVV),
Vushtrria (PDK-LDK),
Malisheva (Nisma-PDK),
Juniku (AAK-LDK) dhe
Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP),
Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD),
Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS),
Istog (LDK-AAK),
Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV),
Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV)
Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.