Kosova

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 17 raste të reja dhe një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

15:09 - 19.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit, është regjistruar 1 viktimë nga virusi.




Nga krahu tjetër, 17 persona janë shpallur të infektuar me virusin. Sa i përket të shëruarve në këtë interval kohor, ato janë 86.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.

Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjesSot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.Në total numri i rasteve aktive është 562.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.