Kryesore

“Demokratët i besuan Lulzim Bashës”/ Ish-deputeti i PD: Duhet të zgjedhim mes të shkuarës dhe të ardhmes

21:40 - 20.10.21 gsh

Për ish deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa demokratët s’po zgjedhim mes dy botëve por mes të shkuarës dhe të ardhmes. Me një reagim në Facebook, Hasa shkruan se Sali Berisha është pjesë e historisë së PD-së  por nuk mund të jetë e ardhmja.



Ai u bën thirrje demokratëve që përtej emocioneve të kuptojnë se politika duhet të  pastrohet nga llumi i tranzicionit.

Sipas tij PD është dhe do të mbetet një e vetme dhe vendi do të eci përpara.

“Demokratët s’po zgjedhim mes dy botëve por mes të shkuarës dhe të ardhmes! Sali Berisha është pjesë e historisë së familjes tonë politike por asesi nuk mund të jetë rruga përmes së cilës ne duhet të shohim të ardhmen. Këtë duhet ta kuptoj çdo demokrat përtej mjegullnajës së qëllimshme të krijuar nga ata që edhe 8 vitet e opozitës nuk i rehabilituan për të shpërlarë llumin e abuzimit me pushtetin kur ne ishim në qeverisje. Sot është jo vetëm në interes të demokratëve por fillimisht të shqiptarëve që politika të gjej paqe dhe të pastrohet nga llumi i tranzicionit dhe nga njerëz që këto 30 vjet e kanë parë politikës si instrument për tu pasuruar përmes paligjsmërisë, abuzimit me pushtetin dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar. Të besosh se një autokolonë makinash apo flamujt me simbolin e familjes sonë politike që valëviten në salla me kapacitete prej 200 personash, është tregues se baza e demokratëve ka zgjedhur të kthej kokën pas, duke besuar se lavdia do t’i çoj drejtë pushtetit është t’i marrësh ato burra dhe gra të nderuar për naivë. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto. Demokratët i besuan 4 muaj më parë, Lulzim Bashës drejtimin e PD dhe përballjen me regjimin. Përtej mjegullës dhe shfrytëzimit të emocioneve, PD është dhe do të mbetet një e vetme dhe vendi do të eci përpara. Praktikat e dështuara të 30 viteve tranzicion duhet të marrin fund. Si do të marrin fund?  Me fjalë? Jo! Me vepra”- shkruan Hasa.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.