AKTUALITET

Çuçi në Komision të Ligjeve: SHÇBA do të ndryshojë, do hetohet dhe Garda

11:45 - 21.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, prezantoi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), strukturë e cila heton Policinë e Shtetit. Ai bëri të ditur se SHÇBA të quhet Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe do të ketë kompetenca dhe detyra të reja.




Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.