BOTA

‘Fundi i krizës së Covid ende i largët’, OBSH: Pandemia do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2022

08:20 - 21.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundi i pandemisë nuk është ende afër. Sipas ekspertëve të OBSH-së, beteja kundër Covid do të vazhdojë edhe përgjatë një viti, ndonëse pritet që të ketë rënie të infeksioneve.




Bruce Aylward, një zyrtar i lartë i OBSH-së ka deklaruar se kriza e Covid do të vijojë edhe gjatë vitit 2022.

Ndërkohë më pak se 5% e popullsisë afrikane është e vaksinuar , krahasuar me shumicën e vendeve të tjera ku janë vaksinuar rreth 40%  e qytetarëve, shkruajnë mediat e huaja.

Dr. Aylward gjithashtu u bëri thirrje kompanive farmaceutike që t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

 

“Unë mund të them se ende nuk jemi në rrugën e duhur. Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë”, ka thënë më tej ai.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.