AKTUALITET

“Pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni, interesi i të gjithë shqiptarëve”, Basha nxjerr videon

09:25 - 21.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat.




Basha thekson se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet.

“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.