AKTUALITET

Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro: Ai ishte shqiptar dhe themeloi Egjiptin e ri

20:34 - 23.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ndodhet në Kajro, Egjipt, në një vizitë zyrtare. Gjatë ditës së sotme ai ka vizituar xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet sot e gjjthë ditën si babai i shtetit modern egjiptian.




Gjatë vizitës ai u shoqërua nga kabineti qeveritar dhe nga homologu i tij Moustafa Madbouly.

“Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe  e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitetkti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është një pikë reference e Kajros. Kemi deri në 5 mijë tursitë në ditë”- tha kryeministri egjiptian.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.