Kronikë

Iu bë atentat me makinë, del fotoja e 57-vjeçarit që u vra mbrëmë në Fier

08:45 - 24.10.21 gsh

Personi që shihni në foto është Demir Backa, 57-vjeçari që mbeti i vdekur pas një atentati të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier. 57-vjeçari ndërroi jetë në mjediset e spitalit të Fierit pak pas ngjarjes, ndërsa autorët e saj vijojnë të jenë në kërkim nga ana e policisë.



Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 minuta në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi. Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetoi. Ngjarja ngriti në këmbë policinë e Fierit kur vetëm pak minuta pas saj, në anën tjetër të qytetit u gjet një automjet tip ‘Benz’, totalisht i djegur, i cili mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.

Nga ana e bluve janë sekuestruar kamerat e sigurisë si pranë vendit të ngjarjes ashtu edhe në zonën ku u gjet e djegur makina, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Viktima pritet që të përcillet sot në orën 15:00 për në banesën e fundit. Kujtojmë se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i një hoteli në Sarandë, ndërsa kishte në pronësi edhe një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra. Medi Backa u vra bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit, ndërkohë që njihej ndryshe si Buc Backa.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.