Kryesore

Ju rrinë duart e ftohta? Ja cilat probleme shëndetësore mund të tregojnë

13:50 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta.




Megjithatë, nëse duart tona janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot në asnjë mënyrë, problem mund të jetë qarkullimi i dobët i gjakut, por edhe shumë sëmundje të tjera të rënda.

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe mpirja janë një sinjal i detyrueshëm për një kontroll te një mjek, transmeton Telegrafi.Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë që, para së gjithash, të hiqni dorë nga shprehitë e këqija, siç është pirja e duhanit.

Filloni të merreni me sport dhe dëgjoni rekomandimet e mjekut.

Monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterinës, këshillojnë ekspertët, dhe këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore të treguara nga duart e ftohta:

Anemia

Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë kronike të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.

Gjëndër tiroide

Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadalësuar i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, i cili rezulton në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.