Kronikë

Nga pista e hakmarrjes te konflikti me një subjekt të OFL, detaje nga vrasja e vëllait të ish-anëtarit të “Bandës së Fierit”

09:02 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e rëndë që tronditi mbrëmë Fierin, ku u vra një 57-vjeçar. Demir Backa u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Kujtojmë se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është vrarë në 1997-ën.

vrasja-ne-fier-1 vrasja-ne-fier
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.