Kryesore

Nuk pritej! Pas ndarjes së bujshme Icardi-Wanda, komenti i vjehrrës në foton e futbollistit bën lëmsh rrjetin

14:44 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e fundit është përfolur shumë në rrjet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Icardi-t dhe Wanda Nara-s.Para disa ditësh Wanda publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shkruante:




Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një ku**e.

Kjo mjaftoi që rrjeti të ziente nga dyshimet se dyshja mund t’i kenë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Mesazhi i saj menjëherë u përkthye si një tradhti nga ana e Icard-it dhe për këtë arsye ky lajm mbushi titujt e mediave.Pas ndarjes së bujshme të çiftit, një ndodhi e çuditshme ka bërë edhe më shumë lëmsh fansat.

Icardi ka postuar një foto me fanellën e PSG-së në Instagram, por ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i vjehrrës së tij, mamasë së Wanda-s, Nora Kolosimo.

Ajo i ka dërguar 28-vjeçarit zemra në Instagram duke bërë edhe njëherë lëmsh të gjithë rrjetin.

Thuhet se Wanda Nara zbuloi disa mesazhe intime të dërguara midis burrit të saj, Mauro Icardi dhe China Suarez, një aktore nga Argjentina.Në mënyrë ironike episodi filloi kur Icardi kërkoi të shihte mesazhet private të gruas së tij, pasi ai ishte i shqetësuar për diçka vetë.Situata pastaj u përmbys kur ajo ra dakord me kushtin që ajo të mund të shihte të tijin, dhe këtu ajo zbuloi mesazhin që supozohej të ishte me China Suarez.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.