Kryesore

Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me vranësira dhe ulje temperaturash

08:15 - 24.10.21 gsh

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin. Pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me reshje.



Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 12°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 11°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.