Kryesore

Plas keq sherri në ‘Big Brother VIP’/ Shpërthen Donaldi dhe nuk i lë gjë pa thënë Arditit: Ti je i shpifur o plak!

13:07 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ujërat në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ janë trazuar pas daljes dhe rifutjes se Arditit.Ai i qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme ka pasur përplasje me disa nga banorët, ndërsa më i fundit është Donaldi.




Ndërhyrja e Arditit në një diskutim që po bëhej në shtëpi, ka acaruar Donaldin, i cili nuk u rezervua që t’i kthehej edhe me ofendim.

“Ti je i shpifur”, kështu i është drejtuar Donaldi-Arditit, ndërsa vazhdoi me ironi duke i thënë që të shkonte e të shihej në pasqyrë.

Debati Donald-Ardit:

Donaldi: Ti je i shpifur o plak, të betohem je i shpifur plako, se ke problem e di. Ec dil te pasqyra dhe shikohu.

Arditit: A Donald, a Donald.

Donaldi: Ik dil atje te pasqyra tani.

Arditi: Dal në pasqyrë se e kam shumë qejf ta shoh veten se jam i shpifur.

Donaldi: Eee të pëlqen vetja ty? Se ke problem ti as të jesh i shpifur

Arditi: Shumë se jam i shpifur. Njerëzit më pëlqejnë kështu siç jam i shpifur.

Donaldi: Të pëlqejnë prandaj dole dje të shpëtoi bileta.

Arditi: E thash zoti është i madh.

Donaldi: Zoti jo njerëzit, po njerëzit të nxorën dje.

Arditi: S’ka lidhje njerëzit më duan dhe unë e kam treguar.

Donaldi: Do kesh bërë mirë edhe ti diku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.