Kronikë

“U betuan për familjet se s’do na bënin gjë”, vajza e biznesmenit të dhunuar dhe grabitur: Babi i mbuluar në gjak, mendova se kishte vdekur

12:29 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rrëfim prekës është ai i vajzës së biznesmenit të dhunuar barbarisht nga grabitësit që i hynë në banesë në Nikël të Krujës, ku pasi e rrahën i vodhën sende me vlerë dhe mbi 100 mijë euro. Xhelona, vajza e Nazmi Çangut tha për ‘News24’ se ishte zgjuar nga ulërimat e babait të saj, ndërsa kishte rendur në dhomën e tij për të parë nëse ishte sëmur.




Ajo tregoi se ishte përballur me burra të armatosur, të cilët i kishin kërkuar çelësat e kasafortës. Mes të tjerash, me zërin që i dridhej, e bija e biznesmenit tregon se grabitësit i zënë be edhe për familjen se nuk do i prekte prindërit, ndërkohë që shtoi se kishte menduar se babai i saj kishte vdekur kur e pa në dhomë të mbuluar me gjak. Ajo tha se babai i saj nuk i ka hyrë në hak askujt, ndërsa i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen.

“Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele. Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët. Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën. Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyrttë. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë.

Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në dorë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin. Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë. Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk e di se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”, tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.