Kronikë

Vrasja në Fier, makina e autorëve me targa të Kosovës/ Dyshime për më shumë se dy autorë

11:24 - 24.10.21 gsh

Makina e gjetur e djegur me të cilën u krye atentati ndaj Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në Fier ka qenë me targa të Kosovës.



Gazetari Ervis Kuçi duke iu referuar burimeve policore raportoi për “BalkanWeb” se grupi hetimor po verifikon nëse targat janë reale apo false dhe nëse janë reale do të verifikohet se kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është.

Gjithashtu po punohet për të zbuluar numrin e personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe nëse kanë pasur të tjerë ndihmës në krim.

Në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.