Kosova

Serbia ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve në Botërorin e Beogradit, ambasadori gjerman në Kosovë: Shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur!

14:46 - 26.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar në lidhje me ndalimin e bërë nga Serbia për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet aktualisht në Beograd.




Ai thekson se politizimi i sportit nuk është asnjëherë një gjë e mirë, duke shtuar se ky refuzim është një shembull i ‘Ballkanit të Mbyllur’ dhe jo i një ‘Ballkani të Hapur’ .

Rohde është shfaqur në të njëjtën linjë me qëndrimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili u shpreh se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara.

“Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, ka thënë Rohde.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.