Kosova

Dyshohen se kanë vrarë një 20-vjeçar, policia norvegjeze publikon foton dhe shpall në kërkim 2 shqiptarët (EMRAT)

16:45 - 27.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli me origjinë nga Kosova, janë shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze nën akuzën për vrasje. Megjithatë, vëllezërit nga ana e tyre kanë mohuar të kenë gisht për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20 vjeç, për të cilën edhe janë implikuar.




Gjatë 7 tetorit, Hamse Hashi Adan u qëllua derisa po qëndronte me disa persona tjerë para shkollës Lofsrud në Mortensrud. Të nesërmen ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Pas dy javëve hetime intensive, policia arriti të arrestojë një person rreth të 40-ve nga Oslo. Ai tani është në paraburgim. Ndërsa tashmë, policët janë në kërkim edhe të dy personave tjerë të cilët akuzohen për këtë vrasje. Ata kërkohen nga policia norvegjeze. TV 2 raporton se policia beson se dy vëllezërit

Valon dhe Visar Avdyli janë të përfshirë në këtë rast.

Në vitin 2016, Valon Avdyli, 35-vjeç, ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Ai ishte dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim.
Ndërkaq vëllai i tij i vogël Visar Avdyli, 31-vjeç, ishte dënuar me tetë muaj burgim për të njëjtin rast.

Gjykata besonte se ai ishte munduar t’i dërgoj materiale organizatës terroriste. Në vitin 2017, u dënua për një rast tjetër të dhunës në Trondelarg, shkruan ndër tjera TV 2.
Ata janë vëllezërit e Egzon Avdylit, i cili u vra në Siri gjatë vitit 2014 si pjesë e ISIS-it.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.