AKTUALITET

“Të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme”, Rama: Ndërmarrja në Krujë ka përgjegjësitë e veta

20:11 - 27.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e krijuar në Krujë ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve, Rama tha se  qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen është përgjegjëse për të.




Sipas tij të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhur janë gjëra të ndryshme.

“Të bësh investimin  dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjsitë e veta. Kjo është në hetim . Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet”- tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.