BLUETOOTH

Çfarë ka ndodhur mes Irmës dhe Erandës Motrat Libohova prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën

11:12 - 30.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë më parë Eranda Libohova u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”.
Në këtë moment kaq të shënuar dhe të rëndësishëm në karrierën e saj ishin prezentë, të afërm, miq dhe kolegë të artistes, por e gjeni dot se kush mungoi? Ishte pikërisht motra e saj, artistja Irma Libohova, prania e saj nuk u vu re as në urimet që Eranda mori në Instagram. Për më tepër, nga një vëzhgim i shpejtë në “Instagram” bie në sy fakti se motrat nuk ndiqen në këtë rrjet social, madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018, bën me dije Iconstyle. Mos vallë këto janë disa detaje që të çojnë në përfundimin se mes motrave ka një “krisje”?! Kujtojmë se në maj të vitit 2018 Pallati i Koncerteve u pushtua nga zëri i katër këngëtareve shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert si asnjëherë më parë. Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës, këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë. Gazeta “Blitz” zbuloi atë kohë se ishte përfolur se Eranda do të zevëndësonte Enedën ose Besën në koncert, por një gjë e tillë është refuzuar nga organizatorët. Si pasojë e këtij vendimi, Eranda është distancuar nga çdo gjë që e lidhte me koncertin “Divat”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.