BLUETOOTH

Tha se la Afrikën për “Big Brother Vip”/ Si dështoi jetesa disa javore e Einxhel Shkirës në kontinentin e largët

12:15 - 30.10.21 Gazeta Shqiptare

Einxhel Shkira është konkurentja më e re në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’. Ajo hyri bashkë me Beatrix Ramosaj dhe Sarah Berisha.
Menjëherë ajo ka nisur të zbulojë veten, teksa po njihet me banorët dhe ambjentohet me shtëpinë e re, ajo ka rrëfyer dhe një fakt shumë interesant për jetën e saj. Moderatorja ka treguar se për të qenë pjesë e kësaj eksperience i është dashur të heqë dorë nga një angazhim i sapo nisur në kontinentin e largët afrikan.
‘’Isha në Afrikë por ‘’Vëllai i Madh’’ në bëri të kthehesha. Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë’’,- tha ajo. Einxhel shtoi se e gjithë ajo aventurë i ka mëusuar shumë gjëra, kryesisht tolerancën dhe pozitivitetin.Në prezantimin e saj, Einxhel tha se do të luftojë shumë për ta fituar. Ishte vera e këtij viti kur Einxhel bëri me dije se do të largohej nga Shqipëria për të nisur një jetë të re në Afrikë. S’kaluan shumë javë që nga largimi, kur moderatorja u pa në jug të vendit teksa po relaksohej me pushime. Duket se arsyeja e vërtetë e rikthimit nuk ka qenë Big Brother, por mosfunksionimi në kontinentin e largët. Prej vitesh Einxhel e kemi parë të eksperimentojë në ekran, por pa pasur sukses. Duket se Big Brother është porta hyrëse edhe njëherë në botën e televizionit ku do të tentojë të shndërrohet në një imazh televiziv.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.