AKTUALITET

Aksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd/ Minibusi përplaset me furgonin, humb jetën 60 vjeçari, plagosen 4 të tjerë

15:46 - 31.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Qafë Thanë-Librazhd, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Policia bën me dije se rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti  minibus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.




Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin minibus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Prrenjas/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.