Kryesore

Arbenita Ismajli ‘thyen heshtjen’, reagon pas arrestimit të Feros

14:00 - 31.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur, Fero dy ditë më parë u përfshi në një konflikt me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.




Fero bashkë me truprojën e tij sulmuan fizikisht duke e kërcënuar edhe me armë Jetmirin, në studion muzikore të këtij të fundit në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Pas incidentit Fero bashkë me truprojën e tij u shpallën në kërkim nga policia, por disa orë më vonë të dy janë dorëzuar në stacionin policor.

Pas këtij incidenti, një reagim ka ardhura edhe nga bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli.

Përmes një postimi në InstaStory, Arbenita u shpreh se ata kanë lindur në një shoqëri që nuk i meriton, por shumë shpejt suksesi i reperit do ua mbyll gojën të gjithëve.

“Njerëzit do flasin keq pavarësisht gjithçkaje. Mediat janë false. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të të shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le të vrasim urryesit me sukses”, ka shkruar Arbenita e cila ka bashkangjitur një imazh ku shihet pranë Feros.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.