AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete në rrugë 60-vjeçari, policia: Dyshohet të ketë ndërruar jetë nga…

15:00 - 31.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugët e lagjes nr.7 në Korçës.




Sipas njoftimit të bërë nga policia viktima është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune dhe ende i paidentifikuar.

Sipas dyshimeve paraprake mendohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.