Kronikë

Aksident i trefishtë në Elbasan, makina humb kontrollit dhe përplas dy mjete të tjera

18:59 - 05.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i trefishtë është regjistruar në Elbasan.




Burim bëjnë me dije se për shkak të aksidentit të ndodhur në aksin kombëtar Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, është paralizuar qarkullimi për më shumë se 30 minuta.

Raportohet se një automjet po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka goditur njëri pas tjetrit dy automjete të tjera, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht gjatë këtij aksidenti nuk ka patur persona të lënduar me pasoja serioze.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet që sollën aksidentin dhe ka ndërhyrë për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë segment në afërsi të qytetit të Elbasanit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.