Kronikë

Aksion antikanabis në Lezhë, policia ndalon makinën me drogë, trafikantët tentojnë të largohen, qëllohet me armë në ajër

16:07 - 05.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion policor, në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se disa persona janë arrestuar. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Elidon Ndreka.




Mësohet se policia ka sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kanabis brenda një automjeti ku ndodheshin disa persona dhe ka bere ndalimin e tyre.Blutë e Lezhës kishin informacion për posedimin e lendes narkotike dhe kishin ngritur postbllok ne superstradën drejt Laccit, në dalje të Lezhës. Pasi janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga afektivet te cilët qëlluan me arme ne ajër gjate operacionit.

Ata janë ndaluar dhe po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, ndersa lenda e dyshuar kanabis do te analizohet dhe identifikohet nga marrja ne pyetje e personave qe ndodheshin ne makine se kujt i përkiste.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.