AKTUALITET

Kryetari i bashkisë së Kavajës i “përvishet punës” pas paralajmërimit të Ramës, me doreza nis pastrimin e qytetit

17:25 - 05.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Redjan Krali, kryetari i bashkisë së Kavajës duket se është ndër të parët drejtues lokalë që e ka marrë seriozisht paralajmërimin e bërë nga kryeministri Rama se këshillat bashkiakë nuk do të kalojnë asnjë buxhet të bashkive, nëse nuk parashikohen qartë fondet për pastrimin.




Vetë Krali mblodhi në një takim disa nga krerët e bizneseve të qytetit për të trajtuar çështjen e plehrave gjë e cila u be një gangrene kryesisht ne zonën turistike te plazhit por edhe ne qytet.

Kraili u kërkoi pronareve te këtyre bizneseve qe te jene te kujdesshëm  ne ketë çështje sepse ndikon drejtpërdrejt ne interesat e qytetit, si ne prishjen e imazhit te turizmit bregdetar por pasojat janë zinxhir  edhe ne mbledhjen e te ardhurave  .

Ai u kërkoi punonjësve te bashkisë qe ti bashkohen nismës se tij  për një qytet me te pastër. Pas orarit te punës punëtoret e bashkisë Kavaje ju bashkuan thirrjes se kryetarit për pastrimin e parkut te madh te qytetit, I cili është ne projekt per tu investuar dhe për t’iu vene ne dispozicion qytetareve te Kavajës .

Para kamerave Kraili u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe se pastrimi i qytetit mbetet një nga prioritet e tij.

Siç shikohet edhe nga pamjet një sasi mjaft e madhe plehrash u mblodh ne nje kohe mjaft te shkurter dhe kjo ngjarje do te përsëritet cdo dite premte.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.