Kronikë

“Na jep 100 mijë euro, ose…”, grabitën me armë noterin në Sarandë, lihen në burg 3 autorët e dyshuar

16:47 - 05.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 3 personat e dyshuar si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaci. Ngjarja ndodhi më 20 tetor në lagjen nr.4, Sarandë.




Bëhet fjalë për shtetasit; Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula 39-vjec, Elis Avduli allias Mile Xhafa, 52 vjec dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç. Masa që u vendos ishte e njëjtë me atë që kërkoi Prokurori Ilir Hoxha. Mësohet se tre të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën dhe kanë mbajtur qëndrim mohues bashkë me avokatët e tyre mbrojtës. Këta të fundit kishin ardhur nga Gjirokastra e Tirana pasi asnjë avokat në Sarandë nuk mori përsipër mbrojtjen e të dyshuarve për grabitjen e kolegut të tyre noter.

Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha paraqiti disa prova që sipas tij janë të mjaftueshme për mbajtjen të izoluar deri në përfundim të hetimeve të tre të dyshuarve. Kujtojmë se autorët i kërkuan 100 mijë euro noterit, ndërsa e kërcënuan ata me jetë. Ndërkohë noteri i ka dhënë 20 milionë lekë të vjetra që kishte në banesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.