Kryesore

Vasili: Italia i tha jo Green Pass për vaksinat e pacertifikuara, ministrja këtu gënjen pa u skuqur fare

19:26 - 05.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu se gënjejnë për njohjen e vaksinave të pacerfifikuara nga EMA. Me një postim në Facebook, Vasili shkruan se Italia me urdhër të Ministrit te Shendetësisë shprehet qartë e prerë se certifikata e vaksinimit (Green Pass) për të vaksinuarit me vaksina të pa certifikuara nga EMA do të lëshohet vetëm pas bërjes së detyruar të një doze shtesë (BUSTER) me vaksina Pfizer ose Moderna.




“Italia JO pasaporte vaksinimi per Vaksinat e pa certifikuara, ndërsa qeveria rilindëse genjen!

Ministrja e Shëndetësisë ne Parlament gënjeu pa u skuqur fare për njohjen e vaksinave te pa certifikuara. Ajo duke ju përgjigjur Tritan Shehut tha ” se ndjen keqardhje që dëgjon nga një mjek shprehjen se vaksinat janë të pasigurta, kjo pasi sipas saj ato certifikohet nga Agjencitë e Prodhimit të Barnave në vendin ku ato prodhohen”. Por e vërteta është krejt ndryshe dhe e shume e hidhur. Italia vendi, qe u përball me fort se ndonjë vend tjetër me Pandeminë eshte shume e qarte lidhur me vaksinat e panjohura nga EMA. Italia me urdhër te Ministrit te Shëndetësisë shprehet qarte e prere se certifikata e vaksinimit (Green Pass) për te vaksinuarit me vaksina te pa certifikuara nga EMA do te lëshohet vetëm pas bërjes se detyruar te një doze shtese (BUSTER) me vaksina Pfizer ose Moderna. Lexojeni urdhërim e djeshëm te Ministrit Italian Speranza dhe do kuptoni se për çdo gjë qe thotë rilindja për Pandeminë ne Shqipëri vetem gënjen”- shkruan ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.