Kryesore

Kanye West kërkoi të ribashkoheshin, reagon Kim Kardashian

19:07 - 06.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanye West i befasoi të gjithë pasi iu referua Kim Kardashian si “gruaja” e tij. Themeluesja e markës KKW reagoi ndaj rrëfimit të ish bashkëshortit të saj, me të cilin nisi divorcin në fillim të këtij viti.




Një burim i afërt zbuloi se Kanye, i njohur tani si Ye, me të vërtetë shpreson se mund të rikthehet me Kim dhe të zgjidhin problemet mes tyre.Por Kim ka një pikëpamje tjetër se si duket e ardhmja e tyre. Burime të afërta pranë yllit televiziv janë shprehur se Kim nuk është e befasuar nga komentet e fundit të reperit.

“Ajo i di ndjenjat e tij dhe nuk mund t’i ndalojë ato. Kanye e ka të qartë që nuk do të divorcohet dhe dëshiron që ajo ta rishikojë këtë vendim.”

Megjithatë, siç vuri në dukje burimi, Kim u përpoq për një kohë të gjatë për ta bërë martesën e tyre të funksiononte, por përfundimisht nuk mundi. “Kanye ende shpreson që Kim të ndryshojë mendje, por ajo nuk është e interesuar të ribashkohet”, u shpreh burimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.