Kryesore

Donald Trump bën deklaratën e fortë mbi Alec Baldwin: E ka vrarë qëllimisht kineasten

20:00 - 07.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pyetur lidhur me vrasjen e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin, ish-presidenti Trump ka hedhur dyshime se vrasja nuk ka qenë aksidentale, madje ka qenë e qëllimshme sipas tij.




Për ngjarjen e 21 tetorit, Donald Trump tha ë një intervistë në ‘Saturday Night Live’, ai tha se aktori është një person problematik dhe mund të ketë pasur përplasje me kineasten.

“Kush do të merrte një armë, do t’ia drejtonte një kineasteje dhe do të tërhiqte këmbëzën? Ndoshta e ka bërë me qëllim. Nëse do të më jepnin një armë, unë kurrë nuk do t’ia kisha drejtuar dikujt dhe ta qëlloja atë. Pra, ka diçka që nuk shkon me të. Ai është me probleme. Ai është një djalë i trazuar. E kam vënë re prej vitesh. Ai grindet me grushte me gazetarët. Shikoni, edhe mua nuk më pëlqejnë gazetarët. Disa më pëlqejnë, disa janë të shkëlqyeshëm, disa janë të talentuar, por nuk ke pse përfshihesh në sherr me grushte. Dua të them, në gjithçka që ai bën, ai është një djalë i paqëndrueshëm”- tha ish presidenti.

Trump tha gjithashtu se mendonte se ishte e çuditshme që arma i është drejtuar Hutchins, kineastes, dhe jo një aktoreje që ishte pjesë e xhirimeve.Kujtojmë se Alec Baldwin e ka imituar shpesh Donald Trump nëpër spektakle të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.