Kryesore

Zhvillimet në PD, Basha mbledh në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar

17:45 - 07.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë këtë të diel në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar.




Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb”, nga gazetari Osman Stafa, i cili sqaron më tej se mbledhja do të nisë në orën 18:00. Nuk dihet se cilat do të jenë tematikat e diskutimit në këtë mbledhje.

Sa i përket çështjeve parlamentare, siç është bërë e ditur më herët, Partia Demokratike ka prezantuar tre amendamente, që parashikojnë, ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe implementimin e Vettingut në politikë.

Por nuk dihet ende nëse pikërisht në mbledhjen e sotme do të diskutohet sërish lidhur me këto propozime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.