Kryesore

Basha mbledh kryesinë: Thirrja e Kuvendit nga Berisha, nevojë për t’iu kundërvënë SHBA-ve me një pjesë të vogël të PD

16:27 - 15.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lideri i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë e partisë ku ka diskutuar në lidhje me thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor.




Basha theksoi se arsyeja e mbledhjes së sotme ishte për të diskutuar një vendim për të ardhmen e PD-së.

Sipas Bashës, Berisha kërkon që me një pjesë të vogël të PD-së, t’i kundërvihet SHBA-ve.

“E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sebashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA tja imponojë partisë si problem të PD.

Për këtë ka njoftuar në facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA.
E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.”, mesohet te jete shprehur Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.