Kryesore

Borrell: Maqedonia e Veriut është e vendosur në rrugën drejt Bashkimit Europian

16:47 - 15.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrel, nëpërmjet një statusi në “Twitter” shkruan se Maqedonia e Veriut është e vendosur në rrugën drejt Bashkimit Europian.




Borrell pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, shprehet se pret që sa më shpejt Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të zhvillojnë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Maqedonia e Veriut është e ankoruar në rrugën e saj drejt BE-së. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë dhënë shumë dhe ne presim që të realizohet Konferenca e parë ndërqeveritare. Këtë ia komunikova edhe ministrit Bujar Osmani këtë mëngjes”, shkruan Borrel.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.