Kryesore

Mevlani i dedikon sërish këngë Ledjanës?! Ish-konkurrentja e Përputhen i zbulon sekretin

18:54 - 15.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kënga për Ledjanën nga Mevlani ishte padyshim ndër gjërat më të komentuara dhe më të bujshme të programit të njohur të dashurisë Për’puthen.




Që në takimin e parë Mevlani i dedikoi Ledjanës disa rreshta që u pëlqyen shumë sa ju kërkua të bënte një këngë të plotë, gjë e cila u realizua dhe arriti sukses me klikime. Kënga e cila u bë “kryefjala” e lidhjes së tyre u fshi nga YouTube pas ndarjes dhe Ledjana hodhi sipas saj versionin origjinal të kënduar dhe kompozuar nga Petro Xhori.

Ama nuk mjaftoi me kaq, sepse para dy ditësh Mevlani lançoi këngën “Bota Ime” version i përpunuar i këngës Ledjana me orkestrim shumë ndryshe ama me tekst 99% të njëjtë.

Ndërkohë, Lediana ka reaguar duke thënë:

Do gënjeja po të thoja se nuk e kam dëgjuar, jo se kam hyr në YouTube kam kërkuar emrin e tij për të parë këngën e re, por edhe pse atë se kam follow, kam follow miq të përbashkët e kanë shpërndarë plus dhe fanpage më kanë bërë tag pafund dhe fragmentet që më kanë bërë tag. Kam kuptuar që është i njëjti tekst thjesht ka ndryshuar emrin tim, se di më kujton akoma.

Ajo gjithashtu tha se ka dëgjuar që Mevlani do të përballet me të dhe ka menduar dhe vetë ajo se duhet të sqarojnë disa gjëra. A do të kemi më në fund një përballje, si mendoni?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.