Kryesore

“Ne i kemi dëmtuar”, Kryemadhi: Ky buxhet shkatërron sektorin e bujqësisë, iu bëj thirrje fermerëve që…

16:00 - 15.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se buxheti që pritet të miratohet sot në një seancë maratonë në Kuvend, shkatërron sektorin më të rëndësishëm, siç është bujqësia.




Nga foltorja e Kuvendit Kryemadhi tha se buxheti i akorduar për këtë sektor është shumë pak, krahasuar me nevojat që kanë fermerët.

Teksa theksoi se një pjesë e fajit i takon politikës, Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë të unifikuar.

“Do ta nisja me e rritjen 6 herë të gazit në industri. Bizneset tona prodhuese me këtë rrrijte, edhe të energjisë, i bie të ulnin prodhimin dhe të ulnin aktivitetin. Hiqet rimbursimi i akcizës. Ne po bëjmë hapa pas për përkrahjen e biznesin. Kjo taksë do e bëjë produktin ‘Made in Albania’ më pak të konkurrueshëm. Sot në vendet fqinje situata është ndryshe. Parashikohen investime për prodhuesit dhe 70 mln euro për bujqësinë. Ne nuk i afrohemi as shifrave neto. Kjo është e vërteta e suportrit që kjo qeveri po i ofron fermerëve për të hapur ‘Open Balkan’…Dua t’ju bëj thirrje fermerëve, që vërtetë qeveria harron të merret me ta, me rëndësi është unifikimi i tyre. Ne e kemi përgatitur me duart tona. Është e mirë që moralisht të pranojmë atë që është e vërteta, është se ne i kemi dëmtuar, por të punojmë për ta. Ky është një buxhet i cili i përket një kohe shumë të varfër, edhe të viteve më parë. Është buxhet që shkatërron sektorin më të rëndësishëm ku 52% e shqiptarëve jetojnë me sektorin e bujqësisë.”, tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.