Kryesore

Yuri Kim dënon gjuhën e përdorur ndaj grave në Parlament: E papranueshme! Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që japin

16:51 - 15.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur ditën e sotme në Parlament. Me një postim në Twitter Kim shkruan se gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme. Ajo u bën apel e udhëheqësve se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.




“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”- shkruan ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.