Kryesore

Zgjedhja e drejtuesit të ri të RTSH, reagon PD: Vendimi i Këshillit Drejtues nul pa praninë e opozitës, Rama hodhi në erë parimin për balancimin politik

16:13 - 15.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar, duke e konsideruar të paligjshëm votimin.




Në emër të PD-së, kryetarit të Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj tha se Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median për sa kohë sipas tij aty nuk ka prezencë të opozitës.

Mes të tjerash demokrati tha se PD i konsideron nul të gjitha vendimet e tij. Ai shton se ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht, ndërsa shton se kryeministri Rama e hodhi ‘në erë’ këtë parim. Kujtojmë se këtë post e ka marrë Enkelejd Joti, për të cilin 7 prej 9 anëtarëve të këtij këshilli votuan pro.

REAGIMI I PD

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.