Kryesore

Ky çaj i njohur mund të luftojë ankthin

08:30 - 17.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kamomili është përdorur për mijëra vjet si një barishte medicinale në shumë kultura. Bima është përdorur për të trajtuar gjithçka, nga problemet e tretjes dhe shërimi i plagëve deri te infeksionet e frymëmarrjes. Megjithatë, në dekadat e fundit, kamomili ka tërhequr vëmendjen për potencialin e tij për të trajtuar një gjendje tjetër shumë të zakonshme – ankthin.




Ka një numër provash shkencore që mbështesin efektivitetin e kamomilit në trajtimin e ankthit. Një studim i vitit 2016 tregoi se, kur kamomili iu dha pacientëve që vuanin nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (GAD), ata përjetuan 40 për qind më pak rikthime të ankthit. Një studim tjetër i vitit 2013 zbuloi gjithashtu se kamomili vepron në një bazë afatshkurtër për të relaksuar enët e gjakut dhe fibrat e muskujve të lëmuar, sipas Healthdigest.

Studime të tjera kanë mbështetur gjithashtu të njëjtin përfundim – se kamomili mund të përdoret në mënyrë efektive për të reduktuar ankthin. Dhe një tjetër “pro” për kamomilin është se në përgjithësi është shumë i sigurt për t’u përdorur për shumicën e njerëzve. Nuk shkakton varësi dhe nuk ka efekte anësore të njohura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.