Kryesore

Cilat janë gjërat që çdo shigjetar urren me shpirt?

10:30 - 19.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të lindurit në shenjën e SHIGJETARIT liria dhe pavarësia janë si oksigjeni, as që nuk mund ta konceptojnë të jetojnë pa to. Kërkojnë vazhdimisht mënyra për ta bërë jetën e tyre sa më të larmishme. Por përveç këtyre tiparave, që variojnë nga një njeri te tjetri, ekzistojnë 2 karakteristika që i kanë të gjithë Shigjetarët.




SHIGJETARI urren gënjeshtrat dhe thashethemet pas shpine

Është e pamundur të mos njihni njerëz tinëzarë, ashtu siç është e pamundur të njihni një Shigjetar të tillë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të vërtetë, të drejtpërdrejtë, urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine, si dhe nuk bëjnë kurrë kompromise me parimet e tyre. Për Shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë integritetin e tij pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Nëse merr vesh që e keni mashtruar, do e humbni përgjithmonë.

SHIGJETARI urren monotoninë dhe qëndrimin në një vend

Shigjetari është nga shenjat më të gjalla dhe energjike të horoskopit, kjo është edhe arsyeja përse nuk arrin ta çosh kurrë ndërmend se cili është hapi i radhës. Pëlqen shumë surprizat dhe aventurat, kjo lidhet ngushtë edhe me planetin që e udhëheq, Jupiterin. Një ditë e gjen në tavolinën përballë, kurse të nesërmen duke ngjitur majën e Everestit. Shigjetarët nuk mbajnë kurrë agjendë me vete, nuk bëjnë plane, dhe ‘’urrejnë’’ të rrinë ulur në një vend për një kohë të gjatë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.